Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që të administrojë si provë një videoincizim, në të cilin shihet Kreshnik Mehmetaj duke shtënë me armë në një bjeshkë të Deçanit.
Vendimi është marrë gjatë rigjykimit për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, i cili ka nisur sot.
Videoincizimi është një prej provave që do të shqyrtohet nga gjykata gjatë këtij procesi, ndërsa administrimi i saj në cilësinë e provës pritet të jetë pjesë e vlerësimit të përgjithshëm të dëshmive në këtë rast.
Ndërkohë, prokurorja Sahide Gashi ka deklaruar se prokuroria nuk ka fshehur prova dhe se videoincizimi dhe provat e tjera do të vlerësohen në kuadër të rigjykimit. /tv1/

