Telenews

Gjykata Speciale largon 12 dëshmitarë në rastin e krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka deklaruar se do të tërhiqet nga dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve në rastin e krerëve të UÇK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas njoftimit të ZPS-së, deklaratat e tetë dëshmitarëve do të paraqiten me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.

“Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Kaq orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Donat Hashani

Policia apelon për kujdes në kushte të mjegullës

Erzana Fazliu

Një filxhan kafe ju ndihmon në humbjen e peshës

Erzana Fazliu