Telenews

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

OVL UÇK ka shprehur indinjatën e saj për këtë vendim, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe jo human. Sipas organizatës, ndalimi i Thaçit për të qenë i pranishëm në lamtumirën e fundit të babait të tij përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe bie ndesh me parimet universale të humanizmit dhe drejtësisë.

“Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë. Të ndalosh një bir që t’i japë nderimin e fundit babait të tij, është një akt i dhimbshëm që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore”, thuhet në reagimin e OVL UÇK.

Të ngajshme

MMPHI-ja ndan afro 70 mijë euro për goma të verës e të dimrit (Dokument)

Valjeta Turkaj

Presidentja uron Krishtlindjen: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes

Valjeta Turkaj

Kurti: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin për të rifilluar dialogu – normalizimi i marrëdhënieve duhet të ndodhë

Valjeta Turkaj