Telenews

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit: S’arratisen, por mund të kryejnë krime ndaj dëshmitarëve

Ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli u është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale.

Në të dy vendimet që mbajnë nënshkrimin e gjykatësit Charles L. Smith, konkludohet se është i pamjaftueshëm argumenti i Prokurorisë se Thaçi dhe Veseli “mund të arratisen nga drejtësia” nëse lihen të mbrohen në liri, por që ata mund ta pengojnë mbarëvarjejen e procedurave.

“Paneli konkludon se në këtë kohë vazhdon të jetë i pamjaftueshëm informacioni para tij që justifikon konstatimin se z. Thaçi mund të arratiset nga drejtësia”, thuhet në vendim. Megjithatë, theksohet se Paneli ka konstatuar se “ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të DHS” dhe ai mund të kryejë “krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Edhe për Veselin, Gjykata Speciale konstaton se nuk mjafton argumenti i Prokurorisë se ai “mund të arratiset nga drejtësia”.

“Megjithatë, Paneli është i bindur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston rrezik se z. Veseli do të pengonte mbarëvajtjen e procedurave të DHS dhe se do të kryente krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten”, thuhet ndër tjerash në vendimin për Veselin.

Të ngajshme

Vera s’është veç për pushime Telejobs ka punë për ty!

Valjeta Turkaj

Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin administrativ të Muratit për arkat fiskale

Valjeta Turkaj

Aktakuzë ndaj gjinekologut të Prizrenit – e detyroi pacienten të lindte në klinikë private ku punonte vet

Valjeta Turkaj