Telenews

Gjykata Supreme vendos për aferën e 2 milionë eurove të Thesarit

 

 

Gjykata Supreme i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë nga Labinot Gruda dhe Kadri Shala, dy të dënuarit për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Të enjten, Supremja tha se ankesat e paraqitura nga mbrojtësit e dy të dënuarve janë hedhur poshtë si të pabazuara.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: Labinot Gruda për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave dhe Kadri Shala për shkak të veprave penale: ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës”, tha Gjykata Supreme në një njoftim për media.

Po ashtu, gjykata tha se kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, janë hedhur si të palejuara.

Të ngajshme

Ndërsa përpjekjet diplomatike marrin vëmendje, ukrainasit përballen me realitetin e luftës

Erzana Fazliu

Spanja në luftë me zjarret masive

Valjeta Turkaj

Mbi gjysmë ore pritjet për dalje te ”Dheu i Bardhë” dhe në Merdarë

Valjeta Turkaj