Telenews

Gjykata tregon se çka do të ndodh me Agim Ademin nëse nuk e respekton arrestin shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për rastin e Agim Ademit.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës do të dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Gjykata Themelore, nëse Ademi nuk e respekton arrestin shtëpiak, kjo masë do të zëvendësohet me paraburgim.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së Arrestit Shtëpiak për të pandehurin A.M e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, të pandehurit A.A  do t’i zëvendësohet kjo masë me masën e paraburgimit”, thuhej ndër tjera në komunikatë.

Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë në spital duke kryer teste dhe ekzaminime mjekësore.

Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”, shkruan “Gazeta Express”.

Sot, në raportin e policisë u tha se Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të Federatës së Futbollit.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj