Mitrovicë- Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, Arif e Faton Lushtakut, të dyshuar se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në Skenderaj.
Siç shkruan Betimi për Drejtësi, këtë e konfirmoi zyrtari për media i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nusret Hoxha.
”Paraburgimi u është vazhduar edhe për dy muaj, seanca është mbajtur dje”, tha Hoxha.
Ndryshe, Nuredin Lushtaku, Arif e Faton Lushtaku janë në paraburgim që nga 4 korriku 2022.
Vendimin e Themelores për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, e kishte vërtetuar Apeli më 20 korrik.

