Telenews

Gjyqi i djalit që vrau 10 persona në Beograd vazhdon: Ekspertja neuropsikiatre tregon rezultatet e ekzaminimit

Procesi gjyqësor ndaj prindërve të djalit që ekzekutoi 10 persona në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ka vazhduar sot në Gjykatën e Lartë. Ekspertja neuropsikiatre, Dr. Aneta Lakic, ka dëshmuar para gjykatës duke zbuluar gjetjet e ekzaminimit psikiatrik të të akuzuarit.

Sipas Dr. Lakic, djali ishte plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij, por nuk ka treguar pendim. Ajo ka theksuar se djali ka përdorur mekanizma mbrojtës, duke shmangur pyetjet e pakëndshme dhe kërkuar ndërprerjen e bisedave. Ai dyshohet se ka thënë se “nuk do ta kishte bërë” aktin nëse do t’i dinte pasojat, por pa u ndjerë fajtor.

Një tjetër detaj shqetësues është deklarata e djalit që, sipas ekspertës, ndihet i sigurt se nuk do të mbajë përgjegjësi për krimin për shkak të moshës së tij dhe ndjen se është i “mbrojtur nga hakmarrja” e prindërve të viktimave.

Gjetjet e ekspertëve sugjerojnë se djali u frymëzua nga rastet e vrasjeve masive në SHBA, dhe për një periudhë, sipas tij, kishte dëshirë të bëhej “psikopat”. Ai gjithashtu kërkoi informacion mbi dënimet me burgim të përjetshëm dhe vdekje, duke shprehur se do të kishte “qetësi dhe libra” në burg.

Në lidhje me marrëdhëniet e tij familjare, djali ka përmendur si më të afërmit e tij xhaxhain dhe gjyshen, ndërsa të tjerët i ka përshkruar si “të pushtuar nga fantazmat”.

Procedurat gjyqësore ndaj prindërve të tij vazhdojnë, dhe seanca e radhës do të sjellë më shumë informacion mbi zhvillimet e këtij procesi të rëndësishëm.

Të ngajshme

Apeli konfirmon dënimin me burgim të përjetshëm për Lajçin për vrasjen e bashkëshortes

Valjeta Turkaj

Vdes një dëshmitar në rastin e krerëve të UÇK-së

Valjeta Turkaj

Organizonin lojëra fati në disa lokale, 3 të arrestuar, procedohen 7 persona

Valjeta Turkaj