Telenews

Gliha: Kartoni i kuq na penalizoi, gjyqtari nuk kishte kritere të njëjta – në futboll nuk ka politikë

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur pas ndeshjes me Rumaninë që u mbyll me rezultat 2-0.

Ai kishte kritika për gjyqtarin, duke thënë se mungonte një penallti, ndërsa nuk kishte kritere të njëjta.

“Kartoni i kuq na penalizoi. Penallti për ata, jo penallti për ne. Krijuam shanse të mira në pjesën e parë, me Muriqin dhe Zhegrovën. Krijuam edhe katër raste me 10 lojtarë, nuk është e thjeshtë, por nuk shënuam”.

“Dua të them disa fjalë të këqija për gjyqtarin, nuk i kuptoj disa situata dhe vendime. Nuk mund të japësh penallti për dikë dhe të mos përdorësh të njëjta kritere. Kriteri duhet të jetë i njëjtë për të dy ekipet”.

“Nuk ishte një ndeshje si të tjera, kishte presion të madh. Futbolli është një lojë, nuk ka politike. Është problem i madh, pasi ne ishim mysafirë këtu. Do të jetë problem i madh edhe për ata”, ka thënë Gliha.

Të ngajshme

“Kam fjetur shumë net duke ëndërruar për këtë ditë”, Mbappe flet pas firmës me Realin

Erzana Fazliu

Gara për Topin e Artë, Rodri sposton yjet e Real Madrid-it

Erzana Fazliu

Mbappe sot prezantohet në “Santiago Bernabeu”

Erzana Fazliu