Telenews

GLPS: Kosova rrezikon humbje të pakthyeshme financiare nga vonesat në zbatimin e Planit të rritjes

Kosova rrezikon të humbë përfundimisht 90.6 milionë euro nga Plani i rritjes i Bashkimit Evropian, për shkak të vonesave në zbatimin e reformave dhe mosfunksionalizimit të plotë të institucioneve, paralajmëroi të hënën Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Në një konferencë për media, menaxherja e programit në GLPS, Ema Pula, tha se 30 qershori shënon fundin e periudhës së fundit që i mundësonte Kosovës të shmangte humbjet financiare përmes zbatimit të reformave të parapara.

Ndërkohë, hulumtuesi në GLPS, Besar Gërgi, tha se mungesa e institucioneve plotësisht funksionale ka ndikuar drejtpërdrejt në zbatimin e reformave.

Ai tha se pas publikimit të raporteve zyrtare nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian do të bëhet e ditur shkalla e fondeve të përfituara, fondet e rrezikuara dhe reformat që kanë mbetur të papërmbushura.

Ai shtoi se duke konsideruar gjendjen aktuale në Kosovë, GLPS-ja ka disa rekomandime për përmirësimin dhe përshpejtimin e zbatimit të agjendës së reformave.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj