Telenews

Goditet Trepça – vidhen dy trafo, dëmi deri në 80 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku persona të panjohur kanë goditur një objekt të Trepçës dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare.

Ngjarja është raportuar sot, rreth orës 08:05 në rrugën “Shala e Bajgorës”, nga ankuesi Q. B.

Sipas informacioneve, hajnat kanë arritur të vjedhin dy trafo, konkretisht pjesët e brendshme të bakrit, ndërsa vlera e dëmit vlerësohet të jetë nga 60 mijë deri në 80 mijë euro.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, hetimet e stacionit, hetimet rajonale dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Dyshohet se vjedhja është kryer gjatë natës, në mes datave 30 prill dhe 1 maj 2026, ndërsa motivi besohet të jetë përfitimi material.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë në vazhdim.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj