Telenews

Goditje për Artmotion, merret vendimi për (mos) transmetimin e Arena Sport

KPM-ja ka marrë vendim që të ndalohet transmetimi i ‘Arena Sport’ në Kosovë, si masë kundër mesazheve mbështetëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit të cilat janë transmetuar në këto kanale televizive.

Në mbledhjen e mbajtur të martën, KPM-ja ka thënë se operatorët kabllorë nuk do të kenë të drejtë transmetimi të kanaleve sportive ‘Arena Sport’.

“Unë do te sugjeroj dhe rekomandoj se si komision te marrim një vendim që kërkon nga operatorët e shperndarjës qe menjëherë të ndalojë transmetimin e kanaleve të Arena Sport”, ka thënë Jeton Mehmeti, kryetar i Bordit të KPM-së.

Vendimi është miratuar me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Mehmeti ka thënë se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të jetë i vlefshëm deri në një vendim të radhës.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj