Telenews

Gold AG viziton edhe një herë Medinën

Artisti i njohur nga Presheva, Gold AG, ka bërë të ditur së fundmi se ka vizituar vendin e shenjtë, Medinën.

Këtë e ka njoftuar përmes një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Facebook.

Ai thekson se hera e fundit kur ka qenë në Medinë ishte në vitin 2020 dhe asokohe ishte i pamartuar dhe pa fëmijë.

“Faleminderit Zoti im. E di që nuk mundem e as nuk di të falenderohem sa e meriton Ti o Fuqiplotë, por ti e di që veç Ty të adhuroj dhe veç prej Teje ndihmë e falje kërkoj.

Herën e fundit që isha në këtë vend të bekuar në Janar 2020 isha i pa martuar e pa fëmijë, e tash kur erdha nanën e lash me nusen e me dy fëmijë si drita. Veç kjo mirësi e tregon atë që e thash më lart që nuk di të falenderohem sa e meriton.

Na bëj rob falenderues dhe na mundëso që ta shijojmë Xhenetin tënd, atë që Ti e ke premtuar për besimtarët.

O Zot mos më ndëshko, për ç’farë thuhet për mua.

Më bëj më të mirë, sesa mendojnë për mua

dhe, më falë për (mëkatet) që nuk i dinë për mua.

Medine 29 Janar 2023”, shkroi ai në postimin e tij./Telenews.al./

Të ngajshme

Alba pozon, rrjeti ‘shpërthen’ në jehon

Rrezarta Ramaj

Dafina Dauti publikon këngën e re “Kosova Po Pret”, me tekst nga Bediha Emini

Rrezarta Ramaj

Nën ritmet e muzikës shqipe, Bebe Rexha vallëzon në dasmën e vëllait –

KushtrimGuraj