Telenews

Golden Eagle Ylli kalon në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli ka kaluar në gjysmëfinale, duke ka mposhtur Ponte Prizrenin në çerekfinale të Kupës së Kosovës me rezultat 93:78 .

Ylli ishte më i mirë se Ponte Prizreni në dy çerekët e parë, ku në të parin rezultati ishte 28:18, ndërsa i dyti ishte 23:18.

Ndërsa, dy çerekët e dytë ishin me rezultat të barabartë, ku 10 minutëshi i tretë përfundoi me rezultat 22:22, ndërsa në të katërtin rezultati ishte 20:20.

Më të dalluarit tek Golden Eagle Ylli ishin Davis me 25 pikë, Harris me 17 e Bashir me nëntë.

Kurse, tek Ponte Prizreni, më të mirët ishin Arnold me 26 pikë, Grant me 23 e Williams me 10.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Sot derbi dhe përballje interesante në tri ligat kryesore evropiane

Rrezarta Ramaj

Goli i Hetemit në minutat e fundit ia jep Llapit 3 pikë –

KushtrimGuraj

Ndeshjet e nëntorit, Kosova publikon listën e të ftuarve kundër Izraelit e Irlandës

Rrezarta Ramaj