Sezoni i rregullt ishte spektakolar, por e tillë pritet të jetë edhe faza e play of në NBA, që zbriti në parket me dy sfidat e para cerekfinale në Konferencën e Perëndimit.
Golden State siguroi kualifikimin për në raundin tjetër, duke kaluar Memphis me pesë pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 121-116.
Steph Curry dhe Jimmy Buttler treguan të gjithë eksperiencën dhe klasin e tyre, duke udhëhequr Uorriors drejt suksesit, pasi së bashkur realizuan 75 pikë.
Shënuesi më i mirë ishte ish basketbollisti i Majemi Hits dhe Chicago Bulls.
Buttler e mbylli ndeshjen me 38 pikë, si dhe kapi 7 topa në tabelë dhe dha 6 asist për shokët e ekipit.
Vetëm një pikë më pak për yllin e skuadrës nga San Francisco.
Curry shënoi 37 pikë, ndërsa i shtoi paraqitjes së tij 8 rebaund dhe 4 asist, për të dërguar Uorriors në gjysmëfinalet e play off.
Në raundin tjetër është kualifikuar edhe Orlando.
Magic dominuan sfidën e tyre ndaj Atlanta, duke vendosur rezultatin e thellë 120-95.
Kol Entoni ishte shënuesi më i mirë për Orlando me 26 pikë, ndërsa për miqtë nuk mjaftoi ndeshja e madhe e Trae Young, në rolin e realizuesit më të mirë të sfidës me 28 pikë.