Telenews

Google aksidentalisht zbuloi të gjithë linjën e Pixel 10

Google po përgatitet për prezantimin e madh të serisë së re Pixel 10 më 20 gusht, por duket se surpriza kryesore është zbuluar më herët.

Në dyqanin Google Play u shfaq aksidentalisht një fotografi promovues që zbuloi dizajnin e gjithë serisë së ardhshme të telefonave të zgjuar Pixel 10, një muaj para ngjarjes zyrtare.

Foto, e cila u vu re së pari nga gazetarët e portalit Android Authority, tregon të gjitha katër modelet e pritura.

 

Pixel 10 bazik shfaqet në ngjyrën Indigo, ndërsa modelet më të avancuara – Pixel 10 Pro, Pixel 10 Pro XL dhe telefoni i palosshëm Pixel 10 Pro Fold – shfaqen në një nuancë elegante Moonstone.

Kjo është hera e parë që shohim gjithë linjën e produkteve së bashku, pas prezantimit të pjesshëm të dizajnit të modelit Pixel 10 Pro nga Google kohët e fundit.

Përveç dizajnit, imazhi zbuloi edhe një ofertë të veçantë për blerësit e parë amerikanë. Google do të ofrojë një zbritje prej 50 dollarësh, dhe promocioni do të vlejë deri më 13 tetor 2025.

Pritet që oferta të jetë aktive menjëherë pas përfundimit të prezantimit më 20 gusht. Edhe pse Google ende nuk ka zbuluar të gjitha ngjyrat, falë imazheve të rrjedhura më herët, ekziston një ide e qartë se si do të duken pajisjet e reja në variante të ndryshme.

Të ngajshme

NVIDIA investon tek vizioni i Mira Muratit

KushtrimGuraj

Spotify zgjeron shërbimin Audiobooks+ në më shumë vende

KushtrimGuraj

eSIM mund të mos jetë aq e sigurt sa mendoni

KushtrimGuraj