Google pritet të njoftojë planin e saj më të madh të investimeve ndonjëherë në Gjermani, në një konferencë të përbashkët me Ministrin gjerman të Financave, Lars Klingbeil.
Gjiganti amerikan i teknologjisë ka bërë të ditur se plani do të përfshijë ndërtimin e infrastrukturës dhe qendrave të reja të të dhënave, si dhe do të promovojë projekte inovative për përdorimin e energjive të rinovueshme.
Sipas raportimeve, Google synon të zgjerojë praninë e saj në Mynih, Frankfurt dhe Berlin, duke forcuar më tej kapacitetet e saj teknologjike në Evropë.
Detajet e plota të këtij projekti pritet të bëhen publike më 11 nëntor, në një konferencë për shtyp ku do të marrë pjesë edhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil.

