Telenews

Google po shqyrton ndërtimin e qendrave të të dhënave në hapësirë

google-po-shqyrton-ndertimin-e-qendrave-te-te-dhenave-ne-hapesire

Drejtori i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai, njoftoi se kjo kompani teknologjike po konsideron mundësinë e ndërtimit të qendrave të të dhënave në hapësirë, me qëllim që të shfrytëzohet më mirë energjia diellore.

Në një intervistë për Fox News, Pichai tha se Google punon intensisht në zhvillimin e kompjuterëve kuantikë, por po ashtu zhvillon edhe projekte ambicioze.

“Po punojmë në kompjuterizim kuantik, dhe në atë frymë – një nga idetë tona të mëdha është që një ditë të mund të kemi qendra të të dhënave në hapësirë që do të shfrytëzojnë më mirë energjinë e Diellit”, tha ai.

Pichai pohoi se synimi është të vendoset kjo infrastrukturë “sa më afër Diellit”, dhe sipas planit fillestar, Google dëshiron të bëjë hapin e parë në vitin 2027.

Konkretisht, do të dërgohen në orbitë “paketa me rafte të vogla me kompjutera” për testim.

Pichai beson se me kalimin e viteve, brenda një dekade apo më shumë, kjo mënyrë ndërtimi të qendrave të të dhënave mund të bëhet standard.

Të ngajshme

Automjetet koreane marrin pjesën më të madhe të tregut në Shqipëri

Valjeta Turkaj

Pse ChatGPT-ja s’mund të tregojë orën?

Valjeta Turkaj

Qyteti zviceran ku pothuajse gjithçka po paguhet me bitcoin

Valjeta Turkaj