Telenews

Grabitja e armatosur në Rahovec, aktakuzë ndaj dy personave

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, ka ngritur aktakuzë ndaj E.Xh dhe K.Xh, lidhur me një rast të grabitjes së armatosur të ndodhur më 23 shkurt 2024 në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit.

Sipas pikës së parë të dispozitivit të aktakuzës, të pandehurit E.Xh., dhe K.Xh., të bashkërenduar edhe me personin N.N., me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit M.M., rreth orës 03:00 të mëngjesit. Të maskuar dhe të armatosur me armë automatike të llojit AK-47, ata kanë hyrë me forcë në dhomën e gjumit ku po flinte çifti M.M., dhe bashkëshortja e tij, N.M.

“Me kanosje serioze dhe përdorim të dhunës fizike, ata kanë kërkuar para nga të dëmtuarit, duke e goditur M.M., me mjete të forta në kokë dhe trup, si dhe duke e sulmuar edhe bashkëshorten e tij. Më pas, ata i kanë marrë me forcë zinxhirët e arit që kishin në qafë dhe kanë shkrepur një herë me armë zjarri, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes me shumën prej 7.000 euro, të cilën ia morën M.M., nga xhepi i setrës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjakovës.

Për këto veprime, të pandehurit E.Xh., dhe K.Xh., akuzohen për veprën penale Grabitja, e parashikuar në nenin 317 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje dhe me rrethana rënduese.

Ndërkohë, sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri K.Xh. akuzohet edhe për veprën penale Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, pasi ka mbajtur në mënyrë të paligjshme armën automatike AK-47, në kundërshtim me ligjin nr. 05/L-022 për armët në Kosovë.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen konform dispozitave ligjore për veprat penale që iu vihen në barrë.

 

Të ngajshme

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

KushtrimGuraj

“Speciale më e veçantë se specialet e tjera”: Qysh ua ktheu shpinën Kurti, servilëve të tij në RTK

KushtrimGuraj

Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, nxit reagime

Donat Hashani