Telenews

Grabitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi kofirmoi  se një shofer 44-vjeçar i një automjeti të postës private është sulmuar në dalje të autostradës në fshatin Duhel.

“Sot, më datë 24.10.2025, rreth orës 07:45, një person mashkull, 44-vjeçar, ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar një automjet tip kombi, postë private, në dalje të autostradës në fshatin Duhel, është ndaluar dhe sulmuar nga persona të panjohur. Të dyshuarit, nën kërcënim dhe me forcë, i kanë marrë disa zarfa të mbyllur që dyshohet se përmbanin para. Viktima nuk ka lëndime dhe nuk e di shumën e saktë të parave të grabitura, pasi zarfat kanë qenë të mbyllura”, ka njoftuar ai.

utje, ai tha se Policia ka reaguar menjëherë dhe është duke u marrë intensivisht me rastin.

“Deri më tani dyshohet se ishin disa persona dhe ishin të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit Golf”, shtoi ai.

Hetimet janë në zhvillim me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve.

Të ngajshme

Qeveria në detyrë miraton raportin e buxhetit dhe ndan 10 mijë euro për promovimin e vendit në një konferencë

Valjeta Turkaj

Trump: Do t’i vrasim njerëzit që sjellin drogë në vendin tonë

Valjeta Turkaj

Dështon të dëgjohet dëshmitari në rastin e Kostiq dhe Miloviq

Valjeta Turkaj