Telenews

Grabitje e armatosur në ‘Western Union’ në Ferizaj, hajni kap rreth 5 mijë euro

 

 

Një fenomen mjaft shqetësues janë bërë vjedhjet dhe grabitjet në biznese të ndryshme që po shkaktojnë humbje, por dhe pasiguri për punëtorët. Në shumicën e rasteve, hajnat kanë cak paratë, që arrijnë t’i kapin edhe në kërcënimin e armëve.

Kështu ka ndodhur edhe të hënën, në pikën e Western Union në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj, ku ka pasur grabitje të armatosur.

Siç mëson gazeta, i dyshuari nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë rreth 5 mijë euro para të gatshme dhe është larguar më pas me automjetin e tij.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është marrë deklarata e punëtores, teksa janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Policia tashmë po ndërmerr veprimet e nevojshme për identifikimin e personit të dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Të ngajshme

Halil Matoshi: Blerim Shala, Veton Surroi dhe Bekim Sejdiu mes emrave të përfolur për President, por vullneti politik mbetet vendimtar

KushtrimGuraj

“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan

KushtrimGuraj

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë

KushtrimGuraj