Telenews

Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur mesditën e së enjtes në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Një person dyshohet se nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e arrestimin e personit të dyshuar.

 

Të ngajshme

Ushtarët e Kosovës në trajnim të përbashkët me ShBA-në, Shqipërinë e Kroacinë

Donat Hashani

Organizimi po shkon shumë mirë, qytetarët gati për protestën nesër në Tiranë

Donat Hashani

Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Tahiri 50.04%, Peci 45.76%

Donat Hashani