Telenews

Granit dhe Rinor Metushi shkruajnë historinë në Vernier: Dy vëllezërit shqiptarë sigurojnë mandate si këshilltarë komunalë

Granit dhe Rinor Metushi shkruajnë histori në Vernier – Dy vëllezërit shqiptarë sigurojnë mandate si këshilltarë komunalë

Dy vëllezërit me origjinë nga Ferizaj, Granit dhe Rinor Metushi, të lindur dhe rritur në Gjenevë të Zvicrës, kanë shënuar një tjetër sukses të madh në skenën politike zvicerane. Në zgjedhjet komunale për mandatin 2025-2030, ata kandiduan së bashku për këshillin komunal të qytetit të Vernierit, nën flamurin e Partisë Liberale Radikale (PLR), duke arritur të sigurojnë dy ulëse.

Me një mbështetje të madhe nga votuesit, Graniti dhe Rinori u renditën ndër pesë më të votuarit brenda partisë së tyre, e cila në total fitoi pesë mandate. Kjo është hera e parë që të dy vëllezërit arrijnë të zgjedhen njëkohësisht për të njëjtin mandat, megjithëse secili ka pasur përvojë të mëparshme si këshilltar komunal në periudha të ndryshme.

 

Ky rezultat jo vetëm që forcon rolin e tyre në politikën lokale të Vernierit, por gjithashtu tregon fuqinë e diasporës shqiptare në Zvicër dhe përkushtimin e tyre për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

Me këtë fitore, Granit dhe Rinor Metushi dëshmojnë se shqiptarët në diasporë jo vetëm që integrohen me sukses, por edhe arrijnë të bëhen pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes në vendet ku jetojnë.

Të ngajshme

Kryesuesi i ZRRE-së e bën të kryer shtrenjtimin e rrymës

Donat Hashani

Mjekët japin detaje rreth shëndetit të Papa Françeskut

Donat Hashani

SHBA, Ukraina dhe Rusia bien dakord për paqe në Detin e Zi

Donat Hashani