Telenews

Granit Xhaka reagon në mbrojtje të Romaine Mundle, tifozët e kritikojnë ashpër

te-sunderland-te-mahnitur-nga-granit-xhaka,-flet-trajneri:-eshte-shembull,-gjithnje-beson-se-mund-te-fitojme

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar publikisht në mbështetje të bashkëlojtarit të tij, Romaine Mundle, pas kritikave që ky i fundit mori nga tifozët.

Në një postim emocional, Xhaka shkroi:

“Pse gjëra të tilla vazhdojnë të ndodhin? Kur je duke fituar, të gjithë qëndrojnë pas teje. Në momentin që humb, gjithçka që ke arritur harrohet. Nuk duhet ta harrosh kurrë nga vjen!!! Ne jemi me ty, Romaine”.

Reagimi i Xhakës erdhi pasi Mundle u bë objekt kritikash dhe ofendimesh në rrjetet sociale pas një ndeshjeje të dobët. Megjithatë, mesazhi i kapitenit u prit me komente të ndara.

Të ngajshme

Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore 2026, flamuri i Kosovës valëvitet

Valjeta Turkaj

Mungesa të mëdha, Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Sllovakisë

Rrezarta Ramaj

Vojvoda shpallet lojtari i ndeshjes pas triumfit ndaj Juventusit

KushtrimGuraj