Ministria e Bujqësisë ka thënë se Anife Zhegrova, familjarja e Egzon Zhegrovës, një njeriu shumë të afërt të Halil Thaçit, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Obiliqi, i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara për përfitimin e një granti në vlerë 100 mijë euro.
Në mars të vitit 2023, familja e Egzon Zhegrovës, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-drejtues i pikës së LVV-së në Mazgit të Epërm, përfitoi grant për fidanishte për ndërtimin e një serre me sipërfaqe 0.4 hektarë tokë.
Paparaci, raportoi javën e kaluar sesi brenda këtij viti, Egzon Zhegrova është punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës dhe se familja e tij ka përfituar grant prej 100 mijë eurove.
Ministria e Bujqësisë ka mohuar të ketë pasur ndikim politik në përzgjedhjen e përfituesve të granteve për fidanishte, nga të cilat kanë përfituar edhe shtatë persona të tjerë përpos familjares së Egzon Zhegrovës.
“Aplikacioni sipas U/A NR 04/2022 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2022 prej momentit të aplikimit e deri te kontraktimi i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara më UA dhe nuk ka pasur kurrfarë ndikimi politik në përzgjedhjen e këtij përfituesi e as të përfituesve tjerë”, ka thënë Ministria e Bujqësisë në një përgjigje me shkrim për Paparacin.
Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se fermerja Anife Zhegrova plotësuar të gjitha kriteret dhe i është nënshtruar të gjitha procedurave të parapara me ligj.
“Pas përfundimit të afatit për aplikim aplikacioni ju ka nënshtruar procedurave të kontrolles administrative dhe vlerësimeve dhe pas këtyre hapave aplikacioni i ka plotësuar kriteret duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr.04/2022 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2022, sektori përkatës dhe pastaj aplikacioni sipas kritereve të përzgjedhjes është vlerësuar me 88 pikë, gjë që i ka mundësuar për të qenë përfitues i mundshëm”, janë shprehur nga ministria