Telenews

Greqia bëhet vendi i parë i BE-së që miraton gjashtë ditë pune në javë

Edhe pse disa vende po mundohen të ulin numrin e ditëve të punës për të rritur produktivitetin, Greqia duket se po ndjekë një tjetër linjë. Athina zyrtare ka caktuar një javë pune gjashtë-ditore për industri të caktuara në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike.

Legjislacioni i ri, që ka hyrë tashmë në fuqi, u lejon punonjësve të punojnë deri në 48 orë në javë në krahasim me 40. Ai zbatohet vetëm për bizneset që operojnë në baza 24-orëshe dhe është opsionale për punëtorët, të cilët paguhen 40% shtesë për punën jashtë orarit që bëjnë.

Shpresohet se plani javor i punës gjashtë-ditor i Greqisë do të ndihmojë në luftimin e punës së padeklaruar që çon në evazion fiskal. Bizneset turistike dhe industria ushqimore nuk përfshihen në këtë ligj.

“Direktiva për kohën e punës” e BE-së kërkon që shtetet anëtare të garantojnë një kufi 48 orësh për orët javore të punës, duke përfshirë edhe orët jashtë orarit.

Megjithatë, masa e qeverisë greke është në kundërshtim me kulturën e vendit të punës gjetkë në Evropë dhe SHBA, ku modelet e punës katër-ditore po bëhen më të zakonshme.

Firmat që miratojnë këto politika zakonisht argumentojnë se duke punuar më pak orë në të vërtetë rrit produktivitetin dhe mirëqenien e stafit.

Provat e një jave katër-ditore në Islandë u konsideruan një “sukses dërrmues” dhe çuan në lëvizjen e shumë punëtorëve në orë më të shkurtra, sipas studiuesve, të cilët pretenduan se produktiviteti mbeti i njëjtë ose i përmirësuar në shumicën e vendeve të punës.

Të ngajshme

Detaje tronditëse – U përplasë nga një veturë teksa ishte në shiritin emergjent në autostradën “Arbën Xhaferi”

Donat Hashani

Pas paraqitjeve “live” në Tik Tok, Hajrizi lajmërohet edhe në emision: S’jam as në Kosovë e as në Ballkan (VIDEO)

Donat Hashani

OVL e UÇK-së në Ferizaj kërkon nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Donat Hashani