Telenews

Greqia kalon suazat sportive për ta mposhtur Kosovën

Greqia i ka tejkaluar edhe suazat sportive për t’i marrë tri pikët në ndeshjen ndaj Kosovës të zhvilluar në Volos.

Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia. “Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Greqia ishte dukshëm më e mirë se Kosova, duke patur posedimin dhe administrimin e plotë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Se provokimet do të ishin të pranishme nga tifozët grekë vazhdimisht, e dëshmoi fakti kur u vërshëllye me të madhe himni i Kosovës para fillimit të ndeshjes.

Më pas, futbollistët kosovarë u penguan nga lazerët e tifozëve grekë në tërë ndeshjen.

Përkundër kësaj, Kosova u mbajt mirë në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola, ndonëse ishte shumicën e kohës në mbrojtje.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 71-të, kur Giakoumakis shënoi me kokë.

Pas golit, ndeshja u ndërpre për më shumë se pesë minuta, pasi tifozët grekë hynë në fushë dhe nisën përleshjen me tifozët kosovarë.

Ishte Vedat Muriqi që dëgjohej duke i thënë gjyqtarit kosovar që ta ndërpriste ndeshjen, pasi ky më nuk ishte futboll.

Ankesat e “Dardanëve” hasën në vesh të shurdhër te gjyqtari kryesor i ndeshjes, i cili pasi bisedoi me dy kapitenët, e vazhdoi ndeshjen normalisht.

Madje, gjatë tërë ndeshjes, tifozët e Greqisë nuk i ndalën provokimet ndaj Kosovës, si me flamurin e Serbisë prezent, apo me përleshje fizike me ta, gjuajtje me shishë, e gjuajtje fishekzjarrësh drejt tifozëve dardanë.

Gjatë ndeshjes, në tribuna u pa harta e Kosovës e mbuluar me flamurin e Serbisë

Kosova tentoi në minutat e fundit të shënonte golin e barazimit, por nuk pati asnjë rast të rrezikshëm.

Krejt në sekondat e fundit, Saiti nuk arriti ta qetësonte topin në mbrojtje, ku porta ishte e boshatisur dhe Greqia e shënoi edhe golin e dytë.

Mes tensioneve të mëdha si në fushë, ashtu edhe në tribuna, ndeshja u mbyll me fitoren e Greqisë.

Kjo fitore, ia siguron matematikisht pozitën
e parë Greqisë, e cila e promovon në Ligën B dhe e dërgon në play-offin për Kampionatin
Evropian të vitit 2024.

Në anën tjetër, Kosova mbetet në vendin e
dytë me gjashtë pikë dhe e mbyll me humbje grumbullimin e qershorit.

The post Greqia kalon suazat sportive për ta mposhtur Kosovën appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Barcelona pranë transferimit të përhershëm të Rashfordit

Valjeta Turkaj

Ronaldo udhëton drejt Madridit për të kuruar gjurin

KushtrimGuraj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj