Ata nuk kanë lënë gjë pa thënë për grevistët duke shkuar aq larg sa kanë kërkuar që grevat në arsim të ndalohen me ligj.
“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë.
Reagimi i plotë:
RIKUJTIM E RISQARIM!
1. Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë.
2. Por gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme.
3. Duam normalitet, përmirësim e cilësi në arsim! Duam dinjitet dhe integritet njerëzor për të gjithë!
4. Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë!

