Të gjithë një nga një po presin që të marrin një numër në sportel.Rendi është i gjatë, e shërbimi të cilët këta pacient po kërkojnë tek qendra kryesore e mjeksisë familjare në Prishtinë, është pothuajse i njëjtë.
Një viroz sezonale, është bërë shkas që këta persona pa dallim moshe të kërkojnë ndihmën mjekësore.
“ Pak pa qef një fytë pom dhemb nifar gripi i keq po thonë , erdha e morra një njeksi, nuk na ra me prit shumë nja pesë minuta”, ka thënë Rasim Gerbeshi-Banorë i Prishtinës.
“Qiky virus, më gjith se nuk shkoj shumë të mjeku por erdha mi marr do hapa, që kater ditë jom me ketë grip”, ka thënë Drita Azemi-Banore e Prishtinës.
Mbi 300 persona në ditë po kërkojnë ndihmën e stafit mjekësor për të tejkaluar këtë viroz.
“Ne kemi prej 200 deri në 250 vizita, tashmë këto shifra e tejkalojnë 300 brenda ditës, kur i ndajmë në proporcjonë më numrin e vizitave për mjekë janë mbingarkesë për mjekun sepse dyfishohet numri për vizita”, Bujar Gashi-Drejtor i QKMF-së në Prishtinë.
Ky virus sipas specialistëve mjekësorë po dallon nga viruset e tjerë pasi qe kohëzgjatja e tij është më shumë se shtate dite.
Në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë, janë bërë edhe testime për covid-19, por që sipas udhëheqësve të qendrës, deri tash nuk ka ndonjë pacient që ka dal pozitiv.