Telenews

Grok ndalohet në Turqi – fyeu Erdoganin

Një gjykatë turke ka ndaluar qasjen në pjesë të përmbajtjes së Grokut, chatbot-it të platformës Twitter (X), pasi autoritetet deklaruan se ky inteligjencë artificiale kishte gjeneruar përgjigje që fyenin presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Sipas agjencisë Reuters, është raportuar gjithashtu se Grok kishte ofenduar Mustafa Kemal Ataturkun, themeluesin e Republikës moderne të Turqisë, si edhe kishte përçmuar vlerat fetare.

Preokupimet për anshmëri politike, gjuhë urrejtjeje dhe pasaktësi faktike në chatbot-ët me inteligjencë artificiale janë rritur që nga lançimi i ChatGPT në vitin 2022. Grok më herët është përballur me kritika dhe heqje përmbajtjeje për shkak të deklaratave antisemite dhe lavdërimeve ndaj Adolf Hitlerit.

Prokuroria e Ankarasë njoftoi se ka hapur një hetim dhe e cilësoi këtë ndalim si të parin në Turqi që ndërlidhet me përmbajtje të gjeneruar nga AI. Autoritetet theksuan se bëhej fjalë për shkelje të ligjeve që e konsiderojnë fyerjen e presidentit ose Ataturkut si vepër penale, e cila mund të dënohet deri në katër vjet burg.

As kompania X, as pronari i saj Elon Musk, nuk ishin menjëherë të disponueshëm për koment.

Muajin e kaluar, Musk kishte premtuar përmirësime në Grok, por mediat raportuan se kur përdoruesit bënin pyetje në gjuhën turke, Grok prodhonte përgjigje ofenduese për Erdoganin dhe Ataturkun.

Agjencia për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (BTK) zbatoi ndalimin pas një urdhri gjyqësor.

Të ngajshme

OnePlus prezanton orën e re – dizajn minimalist dhe performanca të fuqishme

Valjeta Turkaj

Dorëhiqet Linda Yaccarino, CEO e X

KushtrimGuraj

Turqia prezanton robotin inteligjent për zbulimin e minave

Valjeta Turkaj