Telenews

Gruaja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka konfirmuar se arsyeja pse nuk dha votën pro Donika Gërvallës gjatë seancës për zgjedhjen e kryeparlamentares lidhet me deklaratat e Gërvallës për Selimin në vitin 2020.

Përmes një reagimi në Facebook, Selimi ka dhënë përgjigje për publikun, duke thënë se “Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake.”

Ajo shtoi se vendimi lidhet me një postim të Donika Gërvallës nga datat 7 shkurt dhe 25 mars 2020, dhe njoftoi se po e bën këtë sqarim për transparencë dhe respekt ndaj opinionit publik, mediave dhe përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje:

“Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje,” tha Selimi, duke falënderuar kolegët, aktivistët dhe votuesit për mirëkuptim.

Gërvalla e kishte cilësuar Selimin si pjesë të “botës së krimit”, duke shtuar se VV nuk kishte mundur të çlirohej tërësisht nga këto figura.

“Sa gërditshem me pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretituara të botës së krimit,” shkruante ajo në 2020-ën.

Në një rast tjetër, Gërvalla kritikonte partinë në pushtet për vendimin që Rexhep Selimi të ishte kryetar i grupit parlamentar të VV-së:

“Nëse mund t’iu besohet informacioneve të mediave të ndryshme, Rexhep Selimi qenka propozuar si kryetar i grupit parlamentar të VV-së. Ky do të ishte një sinjal shumë i shëmtuar, jo vetëm për faktin që Rexhep Selimi është një prej të dyshuarve të Hagës,” shkruante ajo.

Kujtojmë se Rexhep Selimi ka qenë ndër figurat më të rëndësishme të Lëvizjes Vetëvendosje, për disa vite ai ka mbajtur postin e kryetarit të grupit parlamentar. Ndërkohë, tash e pesë vite ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku bashkë me të tjerët po gjykohet për krime lufte.

Të ngajshme

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Valjeta Turkaj

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Valjeta Turkaj

Auto Pjesë Beka adresa e besueshme për çdo nevojë të automjetit tuaj

Valjeta Turkaj