Telenews

Gruaja e Vedatit sqaron se çka po ndodh me marrëdhënien mes tyre

Së fundmi, aktori Vedat Bajrami zuri vend gjithandej nëpër portale.

U përfol shumë për një ndarje të tij nga bashkëshortja, Allmira.

Për të raportuar disa media online nuk u desh as fakt e as burim por veç një postim i Allmirës për ta lidhur indirekt me ndarje.

E duket se e ndikuar nga këto raportime, ajo është detyruar që të reagojë ndaj portaleve, pa iu drejtuar direkt.

Allmira ka ripostuar një fotografi të Vedatit që është me xhirime në Basel për të dëshmuar që çifti janë si ‘kokrra e mollës’.

‘Një sukses i merituar. Gjithmonë na ke mbrapa mua, Tokën dhe Lunën (referuar vajzave)’, është shprehur Allmira në Instagramin e saj.

Shumë zhurmë për asgjë, sërish! /Telenews/

Të ngajshme

Tronditje, ky banor i fortë u eliminua sonte nga Big Brother VIP Kosova

Donat Hashani

Vullneti i drejtohet me tone të ashpra Gresës

Donat Hashani

Gjesti ndihet i rrezikuar nga nominimi, plas në vaj

Donat Hashani