Gruaja nga Suhareka humb jetën në rrethana të dyshimta – Trupi i dërgohet për obduksion

Një rast i ndjeshëm është regjistruar sot në fshatin Dobërdelan të Suharekës, ku një grua ka ndërruar jetë në rrethana që po hetohen nga autoritetet.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për A. I., rreth 56-vjeçare, për të cilën është raportuar se ka pasur probleme shëndetësore rreth orës 10:00. Në vendngjarje kanë dalë ekipi i emergjencës dhe patrulla policore, ndërsa viktima është dërguar menjëherë në QKMF në Suharekë për ndihmë mjekësore.
Fatkeqësisht, rreth orës 10:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe po trajtohet nga njësitë përkatëse policore.
Sinjali do të sjellë informacione shtesë sapo ato të konfirmohen zyrtarisht.