Telenews

Grupi legjendar i Rock’ut ndalon këngët e veta në Rusi

Në kohën kur sanksionet për Rusinë po vijnë nga të gjitha anët, të heshtur nuk kanë qëndruar as grupi legjendar i muzikës Rock n’ Roll, Pink Floyd.
Muzika e Pink Floyd nga viti 1987 dhe të gjitha regjistrimet solo të David Gilmour janë pamundësuar të dëgjohen nga sot në Bjellorusi e Rusi, ka njoftuar grupi në Tëitter.
“Për të qëndruar me botën në dënimin e fuqishëm të pushtimit rus të Ukrainës, veprat e Pink Floyd, nga viti 1987 e tutje, dhe të gjitha regjistrimet solo të David Gilmour po hiqen nga të gjithë ofruesit e muzikës dixhitale në Rusi dhe Bjellorusi që sot”, thuhet në njoftimin e Pink Floyd.
Ky vendim vjen në vazhdën e sanksioneve kulturore, ekonomike, sportive e politike ndaj Rusisë prej fillimit të luftës në Ukrainë, dy javë më parë.

Të ngajshme

Kritikët sulmojnë Jennifer Lopez si ‘yll i filmave të këqij’ – a është ky fundi i karrierës së saj

KushtrimGuraj

Debati për Exit Poll-et, Kusari: Prokuroria s’duhet ta dëgjojë Kurtin

KushtrimGuraj

Kiara Tito: Luizit nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë

KushtrimGuraj