Telenews

Guardiola bëhet trajneri i dytë më i trofeshëm në histori

Pep Guardiola është pa dyshim një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit. Ai ka shkëlqyer te Barcelona, ​​Bayern Munich dhe tani Manchester City, me të cilin fitoi një tjetër trofe të mërkurën mbrëma, teksa mposhtën Sevillan për të fituar Superkupën e Europës.

Është hera e parë që City e fiton trofeun e Superkupës së Evropës, por Guardiola e ka fituar atë në katër raste.

Trofeu i fundit i Superkupës për Guradiolën ishte në vitin 2013, që ishte sezoni i tij i parë në Bayern Munich. Ai ka një normë fitimi 100% në këtë garë.

 

Sipas gazetës Sport, Superkupa e Evropës  është trofeu i 36-të i karrierës së Guardiolës si trajner, që do të thotë se ai tani është trajneri i dytë më i suksesshëm për sa i përket trofeve, duke kaluar Mircea Lucescu, i cili ka 35.

Ai është ende prapa menaxherit legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili fitoi 49 tituj gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.

 

Megjithatë, ish- trajneri i Barcelonës, Guardiola, ka të ngjarë të thyej edhe atë rekord në të ardhmen, pasi çdo sezon po fiton trofe.

Ndryshe, trajneri katalunas ka fituar me Cityn trofe çdo 27 ndeshje.

Të ngajshme

Kosova pa Zhegrovën ndaj Zvicrës e Suedisë: Krelani godet ashpër

Erzana Fazliu

Yamal shqetëson Barcelonën, lëndohet në ndeshjen me Spanjën?

Valjeta Turkaj

Drita “blindon” mesfushorin Mamadou Ben Zidane

KushtrimGuraj