Arda Guler nuk ka luajtur aq rregullisht sa do të kishte pritur këtë sezon, por lojtari thotë se kjo nuk e ka prishur marrëdhënien e tij me trajnerin Carlo Ancelotti.
Sensacioni turk ka thënë se nuk ka asnjë përçarje mes tij dhe strategut të Real Madridit.
“Nuk ka asnjë problem mes meje dhe Carlo Ancelottit”, këmbënguli Guler.
“Po marr më shumë minuta këtë vit. Sigurisht, unë dua të luaj çdo ndeshje… por kjo është normale”.
“Gjithçka është në rregull. Nuk ka probleme”, ka shtuar më tej talenti turk.
Guler ende nuk ka shënuar apo asistuar për Real Madrid këtë sezon. Ai ka nisur tri nga 10 ndeshjet për Real Madridin këtë sezon.