Telenews

Guterres: Hapësira kibernetike është bërë terren pjellor për kriminelët

guterres:-hapesira-kibernetike-eshte-bere-terren-pjellor-per-kriminelet

Përfaqësues nga gati 100 shtete janë mbledhur në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, për të nënshkruar Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit kibernetik.

Duke folur në ceremoninë në Hanoi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se “hapësira kibernetike është bërë terren pjellor për kriminelët, duke u dhënë atyre një shtrirje të paparë dhe aftësinë për të lëvizur me shpejtësi të paimagjinueshme”, raportoi AP.

“Në hapësirën kibernetike, askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Dobësia jonë kudo mund të ekspozojë njerëzit dhe institucionet kudo, prandaj na duhet një përgjigje e fortë kolektive globale”, theksoi Guterres.

OKB thotë se traktati synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar mbi përdorimin kriminal të teknologjisë kompjuterike, por kritikët paralajmërojnë se do t’u lejojë qeverive në të gjithë botën të shkelin të drejtat e njeriut duke hetuar komunikimet elektronike dhe duke anashkaluar mbrojtjen e privatësisë.

Të ngajshme

25 milionë euro gjobë për TikTok-un në Brazil, “nuk u mbrojtën” të dhënat e fëmijëve –

KushtrimGuraj

“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen

Yllka Gashi

Fluturime pa karburant në të ardhmen? Avioni më i madh elektrik në botë shpenzon vetëm 5 dollarë energji për 27 minuta

Yllka Gashi