Telenews

Guterres i shqetësuar për marrëveshjen e grurit

guterres-i-shqetesuar-per-marreveshjen-e-grurit

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres është i shqetësuar për marrëveshjen e grurit, kështu që ai e shtyu udhëtimin e tij në Algjeri për samitin e Ligës Arabe për një ditë, për t’u fokusuar në këtë çështje, tha sot zëdhënësi i OKB-së.

“Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të angazhohet në kontakte intensive që synojnë t’i japin fund pezullimit të pjesëmarrjes së Rusisë në marrëveshjen e grurit,” tha Stefan Dizarik në një deklaratë.

Ai shtoi se angazhimi synon gjithashtu rinovimin dhe zbatimin e plotë të iniciativës për lehtësimin e eksportit të ushqimit dhe plehrave nga Ukraina, si dhe heqjen e pengesave të mbetura për eksportin e ushqimit dhe plehrave ruse.

Rusia njoftoi dje se po pezullon pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit pas sulmit në Sevastopol mbi anijet luftarake të Flotës së Detit të Zi dhe mbi anijet tregtare që ishin marrë me qira për të siguruar korridorin e grurit.

Të ngajshme

Cila është paga mujore e Papës Leo XIV?

Valjeta Turkaj

Oda Amerikane përsërit thirrjen për shtyrjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë

Valjeta Turkaj

Presidenti kinez krah Putinit në paradën e Ditës së Fitores të Rusisë

Valjeta Turkaj