Telenews

Gvardiol debutoi me 20 vjet në Kupën e Botës, theu një rekord sa i përket pasimeve

Kroacia dhe Maroku luajtën 0-0 në xhiron e parë të Kupës së Botës, nw njw ndeshje ku nuk munguan rastet.

Mbrojtësi kroat Josko Gvardiol bëri debutimin e tij në Kupën e Botës, duke u bërë debutuesi i dytë më i ri kroat në Kupën e Botës pas Mateo Kovacicit në vitin 2014 në Brazil.

Gjegjësisht, në moshën 20 vjeçare e 304 ditësh, Gvardiol u bë lojtari më i ri në histori (që nga viti 1966) që ka kryer të paktën 100 pasime në një ndeshje në Kupën e Botës.

Ai kishte 103 dhe kështu arriti të shkruante historinë e Kupës së Botës.

Përveç kësaj, Gvardiol luajti një ndeshje cilësore në mbrojtje dhe u dallua me reagime të shumta në kohë.

Sipas Transfermarkt, kroati i RB Leipzig vlen 60 milionë euro dhe mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori verën e ardhshme.

Të ngajshme

U lëndua ndaj Unitedit, por Estevao pritet që të luajë në Botëror

Rrezarta Ramaj

Skuadra e Premierligës zyrtarizon trajnerin e ri

Rrezarta Ramaj

“Classico” i fundit për këtë sezon, caktohet data dhe ora e saktë

Valjeta Turkaj