Telenews

GYKATA KUSHTETUESE MERR VENDIM PËR REFORMËN E ARSIMIT NË KAMENICË, I JEP TË DREJTË KASTRATIT

Gjykata, vendimin e ka marr duke u bazuar në nenin 17 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ku sipas saj, komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, në ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshire këtu edhe regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratoreve të arsimit.
Tutje, gjykata ka thënë se në rrethanat e këtij rasti, raporti i Komisionit të MASHTI-it, i datës 14 prill 2021, ndër të tjera kishte e rekomanduar ndërmarrjen e veprimeve të harmonizuara në mes ministrisë, komunës dhe prindërve “që të mundësohet kthimi i menjëhershëm në shkolla i nxënësve”, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, pas analizës së parimeve kushtetuese, atyre të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjeve, Gjykata Kushtetuese ka thënë se MASHTI ka tejkaluar kompetencën e saj dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vet anakë të komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore.
Kujtojmë se rasti ka të bëjë me riorganizimin e shkollave në komunën e Kamenicës më 2019, që ishte incizuar përmes vendimit të kryetarit të atëhershëm të komunës, Qëndron Kastrati, me arsyetimin e rënies se numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani