Telenews

HAALAND TE CITY? KAQ SHUMË OFRUAN ‘QYTETARËT’ PËR TË!

Manchester City raportohet se ka arritur marrëveshje me Erling Haaland.
Lajmi është dhënë nga Daily Mail, që thotë se norvegjezi tashmë ka pranuar, nëpërmjet agjentëve të tij, kushtet e kontratës së propozuar nga klubi anglez që do t’i garantonte atij një pagë prej 600 mijë euro neto në javë dhe e cila do ta bënte atë të ishte më i paguari në Premier Ligë.
Për Haaland ka interesim edhe nga klube si Barcelona e Real Madridi, por tashmë skuadra e Pep Guardiolas raportohet se ka bërë hapin vendimtar dhe ka bllokuar lojtarin dhe operacioni do të mbyllet në afatin kalimtar veror.
Haaland shihet si pika kryesore e projektit të Cityt për sezonin e ardhshëm derisa ata janë duke luftuar për titull kokë më kokë me Liverpoolin në këtë sezon.

Të ngajshme

Kroos për Viniciusin: Dukej sikur i gjithë ekipi ndikohej nga sjellja e tij

KushtrimGuraj

Italia në panik para play-offit: Gattuso me dy dilema të mëdha përpara ndeshjes vendimtare

KushtrimGuraj

Bomba e janarit: Joao Cancelo rikthehet në Serie A

KushtrimGuraj