Hailey Bieber bëri një paraqitje të pazakontë, duke zgjedhur një veshje tepër të thjeshtë për një darkë tajlandeze në Los Angeles.
28-vjeçarja u pa duke dalë nga restoranti i njohur Anajak Thai në Sherman Oaks, e veshur me një bluzë të bardhë transparente, xhinse të gjera në stilin “boyfriend”, dhe shapka të zeza, një kombinim që theu pritshmëritë për një figurë të modës si ajo.
Themeluesja e Rhode kishte zgjedhur një pamje natyrale pa grim, me flokët e kapur pas dhe syze optike, shkruan DailyMail.
Në krah mbante një çantë të zezë minimaliste. Sipas dëshmitarëve, mikja e saj e ngushtë Kendall Jenner ishte gjithashtu e pranishme, edhe pse nuk u fotografua.
Kjo paraqitje vjen vetëm pak ditë pas bashkëpunimit të Hailey-t me Kylie Jenner për një video të përbashkët promovuese në rrjetet sociale, ku ato prezantuan produktet e tyre të bukurisë, lapsin e buzëve Bend nga Rhode dhe Coconut nga Kylie Cosmetics.
Pamjet, të shpërndara në Instagram dhe TikTok përballë një audience prej qindra milionë ndjekësish, i tregojnë dy sipërmarrëset e bukurisë teksa grimosen brenda një veture luksoze.
Të veshura me stile të ndryshme, ato shfaqën kontrastin mes pamjeve elegante dhe natyrale, një qasje që reflekton stilin unik të secilës.
Hailey, e martuar me këngëtarin Justin Bieber dhe nënë e një djali të vogël, vazhdon të ndërtojë imazhin e saj mes modës dhe biznesit, shpesh duke surprizuar me zgjedhje të papritura që ndjekësit e saj i komentojnë me entuziazëm. /Telegrafi/