Telenews

Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ari e para

vrasja-ne-bokshiq-te-klines,-policia-jep-detaje-per-rastin

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të dielën në rajonin e Prizrenit.

Sipas policisë, dje pasdite në Leshan të Suharekës hajnat janë futur në një shtëpi ku kanë vjedhur stoli ari.

“Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga  aty kanë vjedhur një sasi  stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Rast i njëjtë ndodhi edhe në Krushë të Vogël, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer vjedhje në një shtëpi,

“Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga  aty kanë vjedhur një sasi  stoli ari, para të gatshme si dhe disa gjësende tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj