Telenews

Hajnat bëjnë kërdi në Prizren – Vjedhin para e sasi të arit në një shtëpi

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në Prizren, ku një personi, hajnat i kanë vjedhur para, orë dore, dhe dyshohet se është një sasi ari.

Nga PK’ja bëhet e ditur, se personat e panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, ku përveç vjedhjes i kanë demoluar edhe dyert e objektit.

“VJEDHJE E RËNDË – Prizren,28.10.2023-16:00-22:40.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë tij, duke demoluar gjësende kanë dëmtuar edhe dyert e objektit, si dhe i kanë vjedhur një shumë parash, një orë dore, e dyshohet edhe për një sasi ari. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar PK’ja.

Të ngajshme

Masa të rrepta sigurie para shpalljes së aktgjykimit në rastin “Banjska”

Valjeta Turkaj

Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Valjeta Turkaj

Nis aksionin për largimin e ekraneve pa leje në Prishtinë

Valjeta Turkaj