Telenews

Hajnat ia vjedhin çantat në vlerë të 50 mijë eurove ish të dashurës së reperit Majk

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, shtëpi private dhe jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, madje edhe të rënda, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh edhe mbrëmë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku dyshohet se disa persona të panjohur kanë kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur sende me vlerë.

Gazeta Sinjali mëson se cak i hajnave të dyshuar ishte shtëpia e familjes së Majlinda Zekës, modeles së njohur kosovare, e cila është ish e dashur e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, Zeka ka deklaruar në polici se hajnat ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro.

Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Të ngajshme

Benjamin Pavard viziton Kosovën: Kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare

KushtrimGuraj

Gjesti kërkon që nëpëmjet ‘Vëllait të Madh’ t’i kërkoj falje ish të dashurës (VIDEO)

Donat Hashani

Përplasja mes Drilonit dhe Fitimit, Xheneta i del në krah këtij të fundit

Donat Hashani