Telenews

Hajnat në Prishtinë ia thyejnë veturën policit dhe i’a vjedhin disa pjesë të jelekut anti-plumb

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Në parkingjet e marketeve që shfrytëzohen nga klientët ka raste të shumta të vjedhjeve, që po shkaktojnë frikë e pasiguri.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe këtë herë viktimë është një zyrtar policor, vetura private e të cilit është thyer nga hajnat. Rasti është denoncuar nga vet polici, i cili ka raportuar se si e gjeti veturën pasi shkoi ta marrë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, i njëjti e ka parkuar veturën mbrëmë pas orës 20:00 në një parking në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë dhe pasi ka shkuar disa orë më vonë e ka gjetur xhamin e thyer.

Hajnat që kanë kryer vjedhjen, pasi nuk kanë gjetur të holla  kanë arritur të marrin disa pllaka nga jeleku antiplumb i zyrtarit policor dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve për të siguruar prova nga kamerat e sigurisë, që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të dyshuar.

Të ngajshme

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

​Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

KushtrimGuraj

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Donat Hashani