Telenews

Hajni grabit dhe e lë pa ndjenja një 22-vjeçar në Prishtinë, Policia nis hetimet

 

 

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Me një situatë të tillë është përballur së fundi një person në Prishtinë, i cili është gjetur pa ndjenja në rrugën ‘Ali Podrimja’.

Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 22-vjeçari është gjetur pa vetëdije në rrugë dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë dëshminë e të riut.

Sipas 22-vjeçarit, derisa ka qenë duke ecur në rrugë, dikush e ka sulmuar nga mbrapa dhe më pas ka humbur vetëdijen. Bazuar në dëshminë e tij, atij i janë vjedhur mbi 1 mijë euro para të gatshme dhe telefoni i tij mobil.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet i dyshuari.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu