Telenews

Hajvali: Zbulohen 6 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, rastet dërgohen në Prokurori

Gjashtë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit janë zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga ekipet e KRU “Prishtina” në zonën e Hajvalisë.

Sipas njoftimit zyrtar, zbulimi është bërë brenda një periudhe të shkurtër kohore gjatë inspektimeve në terren, ku të gjitha lidhjet e identifikuara janë shkyçur menjëherë nga sistemi i furnizimit me ujë.

Autoritetet e kompanisë kanë bërë të ditur se rastet janë proceduar për trajtim të mëtejshëm në Prokurori, në përputhje me ligjet në fuqi.

Ndërkohë, KRU “Prishtina” ka paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve intensive në terren, duke theksuar se çdo lidhje ilegale e identifikuar do të shkyçet dhe do të ndiqet ligjërisht.

Sipas kompanisë, këto veprime kanë për qëllim mbrojtjen e sistemit të furnizimit dhe sigurimin e një shpërndarjeje të drejtë të ujit për të gjithë konsumatorët.

Të ngajshme

Vazhdon dita e 8-të e protestës, sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë –

KushtrimGuraj

Familja njofton për të pamën e Idriz Rrecajt, priten procedurat nga Mjekësia Ligjore –

KushtrimGuraj

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, parakalon pranë figurës së Adem Jasharit në Iowa

KushtrimGuraj