Telenews

Hakerët depërtojnë në Pornhub: Rrjedhin të dhënat e miliona përdoruesve premium

hakeret-depertojne-ne-pornhub:-rrjedhin-te-dhenat-e-miliona-perdoruesve-premium

Deri tani, Pornhub nuk ka dhënë një deklaratë të detajuar publike lidhur me këto pretendime.

Hakerët kanë depërtuar në Pornhub, duke nxjerrë në publik të dhëna që u përkasin miliona përdoruesve premium.

Grupi i hakerëve ShinyHunters ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe po kërkon shpërblim në bitcoin, duke kërcënuar se do t’i publikojë të dhënat nëse kërkesat nuk plotësohen.

Sipas pretendimeve të grupit, rrjedhja përfshin adresa email-i, historikun e shikimeve dhe kërkimeve, si edhe titujt e videove dhe lidhjet përkatëse.

Sipas Reuters, ish-punonjës kanë konfirmuar vërtetësinë e seteve të të dhënave të rrjedhura, por kanë theksuar se informacioni është i vjetërsuar.

Ekspertët e sigurisë kibernetike besojnë se shkelja nuk ka ndodhur drejtpërdrejt në sistemet e Pornhub. Sipas tyre, komprometimi ka ardhur përmes shërbimit të palës së tretë për analitikë Mixpanel, të cilin Pornhub e kishte përdorur deri në vitin 2021.

Deri tani, Pornhub nuk ka dhënë një deklaratë të detajuar publike lidhur me këto pretendime, ndërsa hetimet për shtrirjen dhe burimin e rrjedhjes së të dhënave janë në vijim.

Të ngajshme

Akumulator i ri – prodhuesi pretendon se ka një jetëgjatësi dhjetë herë më të madhe se ai klasik

KushtrimGuraj

Eksploroni çdo ndërtesë në botë, një hartë paraqet 2.75 miliardë struktura në 3D – përfshirë shtëpinë tuaj

KushtrimGuraj

Grok sërish shpërndan informacione të pasakta

Valjeta Turkaj