Telenews

Haki Abazi e shpall të “vdekur” Qeverinë Kurti, hap të pame para Kuvendit

 

 

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikisht ka hapur siç thotë “të pame”, për “vdekjen klinike” të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Për këtë aksion sipas një postimi që bëri paraprakisht në Facebook, u shpreh se nga ana e hyrjes së deputetëve përballë zyrës së Bashkimit Evropian, do të bëhet simbolikisht shpallja publike e “vdekjes” së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Në postimin që paralajmëroi aksionin e sotëm Abazi tregoi edhe arysen e mbajtjes së tij.

“Nuk duhet lejuar që një njeri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike. Policët pa sigurime, sindikatat e përjashtuara nga proceset, aktivistë të LVV të tradhtuar, gazetarë të fyer e të anatemuar, nëna e baballarë të vetmuar, veteranë të sharë e të ofenduar, deputetë të nënshtruar, rini e manipuluar, biznese të goditura, të gjithë duhet të tregoni që nuk nënshtroheni para një njeriu se “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, u shpreh Abazi në Facebook.

Të ngajshme

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Rrezarta Ramaj

Ankimoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni!

Rrezarta Ramaj